Ndryshohen zonat tatimore në kryeqytet - jo çmimi i tatimit në pronë
1 Shkurt 2016PRISHTINË - Çmimi i tatimit në pronë në kryeqytet nuk ka ndryshuar fare, porse janë ristrukturuar zonat tatimore. Kësisoj, çmimi i 1 metri katror për tatim në pronë, vazhdon të kushtojë 0.15 euro cent.
Ai do të lëvizë varësisht nga zonat tatuese, të cilat përcaktohen me Rregulloren për tatim në pronë, e miratuar në shtatorin e vjetëm. Aktualisht, sipas kësaj Rregulloreje, Prishtina i ka 10 zona tatuese, shkruan sot Koha Ditore.
Çmimi më i lartë i metrit katror për tatimin në pronë është në zonën e parë, ku ndodhen sheshet dhe rrugët qendrore. Në këtë zonë, pronat me destinim banimi dhe rezidencial: metri katror në banesa llogaritet 850 euro, kurse për shtëpi 1.100 euro.
Çmimi i metrit katror zbret në zonën e dytë, derisa në zonën e dhjetë, metri katror i banesës është 120, po aq sa edhe metri katror i shtëpisë.