22.03.2019

Mustafa: Nuk jap dorëheqje

30 Dhjetor 2015

PRISHTINË - Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk ka arsye të japë dorëheqje pasi është në rrugë të drejtë dhe duke respektuar ligjin.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka thënë se të japësh dorëheqje në këtë rrugë është braktisje, lënie në baltë e besimit të qytetarëve.

Kreu i ekzekutivit ka vlerësuar se Qeveria aktuale ka legjitimitet dhe e ka përkrahjen e duhur ndërkombëtare për ta vazhduar punën për të cilin e ka marrë besimin e qytetarëve.