26.03.2019

Linda Halimi dhuron telefona për fansat e saj (Foto)

21 Dhjetor 2015

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi është treguar zemërgjerë për fansat e saj.

Këngëtarja e cila aktualisht është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se ka dhurata për adhuruesit dhe ata që e ndjekin.

“Sapo të arrijmë 30 mijë ndjekës dhe ata që janë më së shumti aktiv me Like dhe komente, do ta fitojnë dhuratë një telefon Samsung Galaxy S6. Brand New nga USA – 2 telefona”, ka shkruar Halimi.

Linda Halimi e cila njihet për vokalin e saj të mrekullueshëm ka thënë se bashkë me telefonin fituesit do të kenë edhe një dhuratë simbolike.

“Ju më mbëeshtetët, unë dhuroj me dashuri” ka përfunduar.