18.12.2018

Korrupsioni vonon liberalizimin e vizave

11 Dhjetor 2015

PRISHTINË - Pritja e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në shtetet e zonës Schengen gjatë vitit 2016, janë vështirë të realizueshme pavarësisht premtimeve të mëdha të zyrtarëve qeveritarë. Krimi i organizuar, korrupsioni në nivelin e lartë, mungesa e stabilitetit politik dhe reforma administrative, mbesin pengesat kryesore që mund të ndikojnë në shtyrjen e vizave edhe për një periudhë. Kështu të paktën vlerësojnë ekspertët e integrimit dhe ligjvënësit opozitarë.

Por, është ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, i cili mbetet optimist se vlerësimi i Bashkimit Evropian sivjet do të jetë pozitiv për liberalizimin e vizave. Ai thotë se Kosova i ka plotësuar kriteret për vizat dhe do të marrë rekomandimin legjislativ nga Komisioni Evropian për Këshillin dhe Parlamentin Evropian, që Kosova të futet në zonën Schengen.

“Unë me përgjegjësinë më të lartë e konfirmoj se Kosova i ka plotësuar kriteret teknike siç janë përshkruar në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe sipas rekomandimeve në dy raportet e mëparshme të Komisionit Evropian. Tani është koha që procesi të ecë përpara./zëri/