28.05.2017

Komuna dështon, ja si u pastruan rrugët e Prishtinës mbrëmë (Foto)

4 Janar 2016

PRISHTINË - Vetëm disa orë ka zgjatur mburrja e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i cili përmes profilit të tij në facebook kishte shkruar se rrugët në qytetin e Prishtinës janë të pastruara nga bora e parë, dhe kompanitë e kontraktuara kanë filluar edhe pastrimin e trotuareve nga bora.

Vazhdimi i reshjeve të borës, ka bërë Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti sërish të dështojë në pastrimin e rrugëve dhe ka vazhduar avazin e qeverisjes së kaluar se kjo gjendje është si pasojë e reshjeve të pandërprera dhe temperaturave të ulëta.

“Për shkak të intenzitetit të madh të reshjeve të borës sa po pastrohen rrugët po mbulohen sërish andaj këto ekipe do të punojnë edhe gjatë natës. Po ashtu, temperaturat e ulëta po i bejnë rrugët të rrëshqitshme, me ç’rast as kripa nuk po mjafton, andaj ekipet kanë filluar të hedhin edhe rërë”, ka shkruar në facebook Dardan Sejdiu, duke harruar se temperaturat deri në -10 gradë nuk janë të jashtëzakonshme për stinën e dimrit.

Gjithashtu, duhet theksuar se derisa Komuna u përpoq që të pastrojë vetëm rrugët kryesore të qytetit, rrugët më periferike nuk u pastruan fare, duke i lënë qytetarët në mëshirë të motit.

KosovaOnline ju sjell foto se si ishin mbrëmë disa nga rrugët kryesore, por edhe të lagjeve periferike si Fehmi LLadrovci, Xheladin Rekaliu, Enver Maloku, Gazmend Zajmi, Bedri Shala, 1 Tetori, për të cilat nuk ishte kujdesur askush./KosovaOnline/