28.07.2017

Kërcënohet Shpend Ahmeti

4 Mars 2016

Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës, është kërcënuar. I pari i Prishtinës, është kërcënuar nga një person përmes Facebook-ut, me ç`rast Ahmeti e ka paraqitur këtë edhe në polici.

Kërcënimi është paraqitur edhe në raportin e policisë së Kosovës më datën 2 mars, ku thuhet se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin.

“Viktima mashkull K–Shqiptar ka raportuar se është kanosur përmes rrjetit social Facebook. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e policisë.