22.03.2019

Honor 7 Enhanced Edition telefoni me ekran 5.2 inç

16 Dhjetor 2015

Honor 7 Enhanced Edition është modeli më i ri i telefonit i zbuluar nga Huawei.

Telefoni ndryshon nga modeli standard në dy aspekte, ai ka 32GB hapësirë të brendshme dhe operon me sistemin Android 6.0 Marshmalloë, ndryshe nga Honor 7 që ka 16/64GB hapësirë të brendshme, dhe operon me sistemin Android 5.0 Lollipop.

Telefoni ka ekran 5.2 inç FullHD, procesori Kirin 935, 3GB RAM, kamera e pasme 20 megapikselë dhe kamera ballore 8 megapikselë. Ai fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3,100mAh dhe përmban një sensor për gjurmët e gishtave.

Ndërsa përsa i përket çmimit që Honor 7 Enhanced Edition mund të gjendet në treg është 310 dollarë, ndryshe nga Honor 7 që shitet për 278 dollarë.