18.12.2018

Gjini: Qortimi i kryeministrit për ministrat është hipokrizi

10 Dhjetor 2015

PRISHTINE - Nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, e ka quajtur hipokrizi deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa. Ky i fundit sot i ka kritikuar ministrat e tij se po udhëtojnë shumë jashtë vendit.

Reagimi i plotë i Ardian Gjinit në facebook:

Qortimi publik i Kryeministrit për ministrat është banalitet.

“Së pari, ministrat nuk janë as vullnetarë as nxënës të shefit të tyre. Ata janë të zgjedhur dhe të emëruar nga Ai vet.

Së dyti, ata nuk punojnë si të pavarur. Ata punojnë nën komandën e Kryeministrit. T’i lejosh të bëjnë cka të duan e t’i qortosh publikisht në fund të vitit është hipokrizi.

Së treti, është hipokrizi edhe më e madhe kur kryeministri të provojë të tregojë para kamerave se është më i mirë se ministrat e vet dhe t’i qortojë publikisht, duke qenë plotësisht i pafuqishëm që të ndërmarrë masa konkrete të cilitdolloj.

Për fund, nuk po i vie era fare qeveri e një shteti, kur kryeministri e ka vetëm një mjet pune; qortimin para kamerave të të zgjedhurve të vet. E nuk mund t’iu thotë asnjë fjalë drejtpërdrejtë”, shkruan Gjini në facebook.