22.03.2019

Evropa për Vitin e Ri me pushkë, pancirë e helmeta

31 Dhjetor 2015

Njerëzit, në gjithë botën, Vitin e Ri 2016 po presin nën hijen e frikës nga sulmet terroriste dhe me masa të shtuara sigurie, sidomos në metropolet europaine disa nga të cilat tashmë e edhe i kanë anuluar manifestimet.

Njëri nga to është edhe Parisi autoritete e të cilit kanë vendosur të anulojnë zbrazjen e fishekë zjarreve spektakolare sado që pritjet publike në bulevardet e Parisit dhe në Champs Elysée do të organizohen përkundër gjendjes së jashtëzakonshme pas suleve terroriste të muajit të shkuar për të cilat përgjegjësinë e kishte marrë SHI, njoftojnë medie të huaja, transmeton Koha.net.

Në Moskë, për shkak të frikës, për herë të parë do të mbyllet Sheshi i Kuq, vendi tradicional i pritjes së Vitit të Ri. Frika është rritur pas sulmit të djeshëm në Dagestan kundër turistëve me ç’rast u vra një e u plagosen 11 veta.

Shqetësime ka edhe në Zvicër pas evakuimit gjatë javës nga një qendër tregtare në Basel kur u paralajmërua mundësia e shpërthimit të një bombe. Edhe në këtë qyet është anuluar kremtimi me fishekë zjarret tradicionale.

Në ndërkohë në Zvicër janë arrestuar dy të dyshimtë për terrorizëm.

Edhe në Ankara janë arrestuar dy të dyshimtët për terrorizëm që planifikonin sulme për Vitin e Ri.

Në Vjenë është paraparë shtimi i policëve për 1500 pjesëtarë për shkaqe sigurie. Policia austriake ka marrë paranjoftime për mundësi sulmesh terroriste.

Në ndërkohë koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja po vazhdon sulmet kundër Shtetit islamik në Irak e Siri. Ngjashëm po vepron edhe Rusia kundër xhihadistëve po ashtu në Siri.

Nga ana tjetër, Shteti islamik ka theksuar se as sulmet amerikane dhe as ato ruse s’e kanë dëmtuar./koha/