20.09.2017

E dhimbshme, familja që shtëpi ka kotecin e pëllumbave (Video)

9 Shkurt 2016

PRISHTINË - Kjo barakë tek Parku i Qytetit në Prishtinë, ishte ndërtuar për mbajtjen e pëllumbave. Por, tash e një vit është bërë vendbanim për familjen tre-anëtarëshe Hasimi, e cila jeton në kushte të vështira sociale.

E zonja e kësaj shtëpie, Zelihe Hasimi, tregon se më herët kanë jetuar në një shtëpi të komunitetit ashkali, por pasi është shitur ajo, i ka larguar dhe kanë mbetur në rrugë. Tani kjo barakë e cila nuk i plotëson kushtet për jetesë, është bërë shtëpia e tyre.

Me lot në sy, ajo tregon për jetën e vështirë të cilën po jetojnë, në këtë barakë të ftohtë, e cila e ka vetëm një dhomë.

Zelihja tha se ndihma sociale që marrin prej 75 euro, nuk iu mjafton as për bukë, e lëre më për gjëra të tjera.

Ajo bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi ta ndihmojnë për ndërtimin e një shtëpi, pasi që dëshira e saj është që djalin e saj të mos e sheh të rritet në këto kushte të vështira./Tribuna Channel/