22.03.2019

Çollaku i bindur se vizat hiqen më 2016

16 Dhjetor 2015

PRISHTINË - Një komision i ekspertëve i shteteve anëtare dhe Komisionit Evropian, të cilët kanë qëndruar në Kosovë në kuadër të misionit faktmbledhës në muajin korrik, kishte kërkuar nga Kosova që të bëjë përparime në 8 pika, nga 95 kriteret e parapara me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Ministri Çollaku thotë se pala kosovare e ka kryer këtë punë dhe tani pret që edhe KE ta konfirmojë këtë.

Kosova i ka dërguar përgjigjet e veta për përmbushjen e 8 kritereve të kërkuara nga Komisioni Evropian më 2 nëntor, por këto përgjigje duket se nuk i kanë bindur zyrtarët e KE’së dhe të Këshillit të BE’së për një vlerësim pozitiv në konkluzionet e publikuara dje.

Sido që të jetë, Ministri Çollaku pret që kur Komisioni Evropian të prezantojë raportin për vizat gjatë javës së ardhshme aty të konfirmohet se autoritetet kosovare i kanë kryer punët./express/