19.01.2019

Çiljeta e shkund vendin me këngën e re “Big Booty” (Video)

23 Dhjetor 2015

Kishte njoftuar për se këngën e saj më të re do ta publikonte në orën 20.00, por fansave të Çiljeta Xhilagës u është dashur të presin gjatë këngën, e cila vetëm pak minuta më parë është shfaqur në You Tube.

Dhe nuk ka zhgënjyer: titulli i saj është “Big Booty” (“B… e Madhe”) dhe menjëherë ka marrë mijëra klikime në vetëm pak minuta, shkruan “SYRI.net”.

Bashkëpunimi femrës shqiptare më seksi me Lil Kolin e OTR dhe Filloreta Raçin ka rezultuar i suksesshëm.

Teksti është shkruar nga Filloreta Raçi dhe Lil Koli dhe muzikën e ka punuar Elgit Doda, ndërsa koreografinë Andy Murra.

Ndërkohë që edhe kënga është publikuar në kanalin zyrtar të reperit të famshëm shqiptar, Noizy(Thisisnoizy). Ky i funidit është mikut të ngushtë në Çiljetës, e cila së fundmi ka deklaruar publikisht se edhe ajo është pjeë e grupit OTR, që ka përlider Noizyn.

Por për të shuar kuriozitetin tuaj, hidhni një sy videoklipit më poshtë.