18.12.2018

Apple Watch 2, në shitje nga marsi i 2016-s

11 Dhjetor 2015

Apple është duke planifikuar që të hedh në treg versionin e dytë të orëve smart, në të njëjtën kohë me telefonin iPhone “mini” me 4-inç ekran në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Pajisja Apple Watch 2 do të jetë më e hollë si dhe bateria do të jetë më jetëgjatë. Këto orë smart besohet se do të jenë në shitje në muajin mars, pothuajse një vit pas daljes në treg të Apple Watch.

“Apple është duke planifikuar një event në muajin mars të 2016-s për të prezantuar gjeneratën e dytë të Apple Watch”, thotë Mark Gurman nga “9to5Mac”, që njihet për informacionet e besueshme për produktet e kompanisë Apple.

Po ashtu, Apple është duke punuar për një iPhone të ri 6c me 4-inç ekran, i cili gjtihashtu mund të prezantohet në të njëjtin event, atë të muajit mars.