22.03.2019

Apeli i Policisë: Mos festoni me armë

31 Dhjetor 2015

PRISHTINË - Policia e Kosovës njofton se për festën e fund-vitit ka përgatitur planin operativ “Fund-viti 2015”, për të ofruar siguri në tërë vendin.

“Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi të Policisë së Kosovës, është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale. Po ashtu pjesë e planit është edhe shtimi i prezencës policore dhe ngritja e vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku do të mbahen organizime festive, në mënyrë që të ofrohet siguri për të gjithë qytetarët dhe të parandalohet ç’do incident i mundshëm”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton Koha.net.

Policia apelon tek të gjithë qytetarët e vendit që të jenë më vigjilentë dhe të vetëdijshëm për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet plasëse. Po ashtu kërkon nga të gjithë qytetarët që gjatë manifestimit të mos përdorin mjete të kundërligjshme siç janë armët e zjarrit.