18.12.2018

Alban Skënderaj ka një lajm për të gjithë fansat!

11 Dhjetor 2015

Edhe pse ky muaj ka qenë shumë i ngarkuar me emocione për këngëtarin Alban Skënderaj, ai vazhdon të sjellë lajme të bukura për të gjithë fansat e tij.

Pas përjetimit të emocioneve të forta dhe përkushtimit ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij Ameli, Albani ka vendosur t’i rikthehet kokë e këmbë muzikës.

Ai ka njoftuar përmes një statusi në faqen e tij të Facebook’ut, se viti 2016 do ta gjejë me plot 5 këngë të reja të shoqëruara me vidioklipe.

Gjithashtu ai do të sjellë për të gjithë ata që e pëlqejnë muzikën e tij, një CD dhe DVD të koncertit live “Tingujt e Ditarit tim”, të mbajtur disa muaj më parë.