22.03.2019

Aktakuzë ndaj dy kosovarëve që dyshohen për pjesëmarrje në "Al Nusra"

30 Dhjetor 2015

PRISHTINË - Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.L dhe N.B., për shkak të kryerjes së veprës penale organizim ose pjesëmarrje në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“A.L dhe N.B., kanë shkruar në Siri, ku i janë bashkangjitur organizatës terroriste Al Nusra dhe atë, i pandehuri A.L., në periudhën kohore nga muaji nëntor 2013 deri në majin gusht 2014.

Ndërkaq, i pandehuri N.B në periudhën kohore prej datës 09 deri me 30.03.2013, për shkak të konflikteve që kanë pasur grupi terrorist Al Nusra me organizatën tjetër terrorist ISIS, janë kthyer në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Aktakuza i është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentit për Krime të Rënda. Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.