19.01.2019

AirBar, pajisja e cila kthen ekranin e laptopit tuaj në touchscreen për vetëm 50$

22 Dhjetor 2015

Përdorues të cilët dëshirojn ti shtojn ekranit të laptopit të tyre funksionalitetin e të prekurit me dorë (ang.touchscreen) duhet të provojnë pajisjen e re të quajtur AirBar.

Muajin e ardhshëm në CES, kompania e quajtur Neonode do të prezantoj AirBar përapara një turme të madhe në Las Vegas. Është e thjeshtë, një pajisje me dalje USB e cila vendoset poshtë ekranit të laptopit. Pasi ta keni vendosur në portën USB, AirBar mbulon ekranin tuaj me “një fushë të padukshme drite”, të cilën Neonode i referohet si “teknologjia Zforce AIR.”

 AirBar nuk kërkon ndonjë program të veçantë për të vënë në punë magjinë e saj. Për sa kohë që është i lidhur me një kompjuter Windows 7, 8, ose 10 – ose një Chromebook – pajisja do të punojë sapo ta vendosni atë në një portë USB. Sa i përket mbështetjes për pajisjet Mac, kompania Neonode shprehet se është ende duke punuar.

Një nga gjërat më interesante rreth AirBar është se nuk ka rëndësi se me çfarë e prekni ekranin. Nuk keni pse të përdorni një stilolaps të veçantë apo gishtat tuaj edhe pse mundeni, pajisja ju mundëson që ta përdorni edhe duke veshur dorashka të trasha pune. Çdo gjë që thyen fushën e dritës bën punën: shkopinj, lapsa vizatimi, etj.

Është një pajisje e shkëlqyeshme, dhe për ta porositur do ju kushtojë vetëm $49. Pra $30 më pak se Leap Motion. AirBar-in nuk mund ta bashkangjitni në çdo ekran dhe ta kthej atë me prekje. Pajisja punon vetëm me laptopë 15.6 inç, që me të vërtetë kufizon sharmin e tij.