20.09.2017

Ahmeti: Në 6 lagje të Prishtinës do të matet cilësia e ajrit

13 Janar 2016

 PRISHTINË - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se në gjashtë lagje të Prishtinës do të bëhet matja e cilësisë së ajrit.

“Tanimë, komuna e Prishtinës mat cilësinë e ajrit ne 6 lagje te Prishtinës ne kohë reale. Gjatë javëve në vijim do të përmirësojmë statistikat. Me këto pajisje të sofistikuara do të masim monoksidin e karbonit, CO2, pluhurin, radioaktivitetin etj,” ka shkruar Ahmeti në profilin tij në rrjetin social në “Facebook”.