26.03.2019

AAK: Kryeministri nënshkroi marrëveshje antikushtetuese

23 Dhjetor 2015

PRISHTINË - AAK, e mirëpret aktgjykimin e  Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve që përmban dokumenti i titulluar "Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Konstatimi se Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore", nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [Barazia para Ligjit] , paragrafi 1, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III Të [Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtareve të tyre], është dëshmi e pamohueshme se Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet kështu siç është shkruar e zeza mbi të bardhë dhe cdo sugjerim apo kërkesë e Gjykates Kushtetuese se si të procedohet më tutje me këtë marrëveshje, nuk mund të jetë në domenin e Gjykatës Kushtetuese.