28.05.2017

26 aksidente nga bora në Prishtinë

5 Janar 2016

PRISHTINË - Reshjet e mëdha të borës kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin në komunikacion në komunën e Prishtinës, me gjithë angazhimin e zyrtarëve komunalë që të pastrohen ato.

Gazeta “Zëri” mëson se brenda 24 orëve janë shkaktuar 26 aksidente dhe 14 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Si pasojë e rrugëve të rrëshqitshme kanë ndodhur edhe shumë aksidente, si dhe një numër i madh i personave kanë kërkuar ndihmë në QKUK.

Nga Komuna e Prishtinës thonë se janë duke punuar në pastrimin e rrugëve.