11.11.2013/10:52 - E Hënë0

Si të mësojmë fëmijën të respektojë veten dhe të tjerët

Të mësosh fëmijët se çfarë është respekti dhe si duhet respektuar të tjerët, është më e vështirë sesa ka qenë ndonjëherë në botën e sotme e cila është e bazuar vetëm në individualizëm.

Respekti përfshin mirësi, dashamirësi, nderim, gjakftohtësi dhe vlen si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Në disa qarqe, respekti është bërë një gjë e rrallë.

Çfarë është ajo që mund të bëjnë prindërit që të mësojnë fëmijët e tyre për vlerën e vërtetë të respektit, ashtu që fëmijët të fillojnë t’i trajtojnë njerëzit e tjerë në të njëjtën mënyrë. Filloni herët për t’i treguar fëmijës tuaj se çfarë është respekti. Sapo fëmija mëson të komunikojë dhe formëson sjelljen e tij, duhet të mësohet të respektojë të tjerët, veçanërisht të rriturit në mjedisin e tyre. Prindërit vetë duhet të nxisin respektin, sepse siç e dimë, shumica e fëmijëve mësojnë nga shembujt dhe nëpërmjet shembullit tonë të mirë, do t’u tregojmë atyre se çfarë është respekti.

Prindërit duhet të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, të dëgjojnë njëri-tjetrin kur flasin, të pranojnë mendimet reciproke edhe nëse janë mendime të ndryshme dhe gjithmonë të trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi. Me anë të shembullit personal, mundemi që fëmijën ta mësojmë me sjellje të mira, respekti për privatësinë e të tjerëve dhe pronës së të tjerëve.

Të gjitha këto duhet mësuar fëmijës sa më herët që të jetë e mundur.

Duhet të tregoni respekt dhe për fëmijën tuaj. Respektoni dëshirat, mendimet dhe gjërat e tij. Bisedoni me qetësi me fëmijën, pa humbur nervat dhe jo duke e quajtur atë me emra nënçmues si dhe pa përbuzje.



 

Komento: